top of page

Fakulteti i Shkencave të Zbatuara zgjeron, pasuron dhe avancon punën e vet akademike dhe praktike, duke u përshtatur trendëve dhe standardeve bashkëkohore, para së gjithash tregut të punës. Plan-programet studimore të FSHZ-së janë të konceptuara mbi përvojat e universiteteve Evropiane, si të Shtutgartit, të Karlsruhes, Universitetit Teknik të Vjenës etj. Semestri i pestë përfshin punën praktike, me mundësinë që të zhvillohet në qendrat e sipërpërmendura, me të cilët USHT-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi. Studimet në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara janë të organizuara sipas modelit 3 (diplomim) + 2 (magjistraturë). Programet studimore të Arkitekturës, Ndërtimtarisë dhe Inxhinierisë ekonomike përgatisin kuadër profesional dhe cilësor, të cilët shumë lehtë inkuadrohen në punën praktike të operativës ndërtimore, në organizatat për urbanizim dhe projektim, nëpër institute të gjeodezisë, industrinë metalurgjike. Mekatronika paraqet disiplinë mbi sistemet mekanike, sistemet e sensorit, sistemet e aktorëve të mikromatësve. Inxhinierët e mekatronikës punësohen si: në arsim (si bashkëpunëtor shkencor ose profesor), firma private (menaxher, udhëheqës i një pune), ndërmarrje makinerike, në industrinë e automobilave ose në lëmin e teknologjisë dhe komunikimit, programimi i makinave për përpunimin teknologjik të punës, si dhe dhënien e diagnozës për dëmin dhe gabimet. Mundësi për punësim u ofrohet edhe në mjekësi ku përdoren aparate të ndryshme moderne. Për qëllime të organizimit të procesit mësimor të mirëfilltë si dhe të zhvillimit të kompetencave tek studentët janë vënë në funksion disa kabinete të pajisura me aparaturë moderne: kabineti për dizajn 3D (donacion i USAID-it) dhe një laborator për kontrollin e materialeve ndërtimore (donacion i Universitetit teknik të Shtutgartit).

Programi i studimit në Mekatronikë i jep studentit një kulturë të domosdoshme mbi bazat e Mekanikës, Termodinamikës dhe Elektrostatikës, e mundëson studentin të arsyetojë në mënyrë shkencore , si dhe të aplikojë modele dhe koncepte matematike abstrakte në problemet shkencore konkrete në fushat e sipërpërmendura. Inxhinieri mekatronikë do të fitojë aftësi për të vizatuar saktë pjesët më të zakonshme të makinave, duke pasur parasysh kërkesat funksionale të prodhimit, si dhe të interpretojë në mënyrë të drejtë vizatime mekanike të veçanta e komplekse. Do të dijë të orientohet dhe të komunikojë nëpërmjet gjuhës së vizatimit mekanik me mjediset inxhinierike.

bottom of page